Futbollisti i njohur shqiptar i jep fund beqarisë (FOTO)

8 Gusht 2024, 18:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mërgim Berisha me partneren

Ditën e sotme është martuar futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha.

Ai dhe partnerja e tij, Edona, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Të paktën kështu kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale duke ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram.

“08.08.2024”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Çifti po shkëlqen, Edona me fustan nusërie të bardhë dhe ylli i futbollit me kostum elegant të zi.

Mërgimi këtë vit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media për shkak të historisë me Vesa Vllasaliun.

Ajo ka qenë e fejuar me të dhe bëri disa deklarata, duke pretenduar se "shoqja e ngushtë ia mori burrin".

 



Video