“Fitorja frymëzon zilinë”, Egla mesazh me kunj ndaj Julit?

15 Qershor 2024, 19:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Egla Ceno

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “BBV”, ku për herë të parë në historinë e “BB” e fitoi garën një femër.

Por, përveç mbështetjes dhe komenteve pozitive që ajo ka marrë, Egla është përballur dhe me komente negative apo persona që kanë dalë kundër fitores së saj.

Për këtë, Egla ka ndarë një postim pasditen e sotme ku siç duket ka një mesazh për të gjithë personat që e kanë zili për fitoren, ose ndoshta mund të jetë mesazh për një person të vetëm që mund të jetë Juli që dhe mbrëmë tha se fitorja e Eglës është e pistë. Madje e cilësoi veten si lojtari më i mirë i të gjithë BBV-ve.

“Nëse nënçmon fitoren e tjetër duhet të jesh ose gjeni ose ziliqar. Nëse je ziliqar nuk po bën gjë tjetër veçse po rrëfen inferioritetin tënd. Fitorja frymëzon zilinë. Zilija prodhon pakënaqësi dhe inat. Unë them chill, paqe dhe të puth Lala mu në faqe… Mirë?”– shprehet aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

Video