Fifi në pritje të ëmbël, Sabiani i tregon banorëve të ‘BBV’ gjininë e bebit të këngëtares

5 March 2023, 16:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fifi në pritje të ëmbël, Sabiani i tregon banorëve
Fifi

Dashuria e Filloreta Raçit dhe Adis Patushit do të bekohet me një fëmijë. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

Disa kohë më parë u tha se këngëtarja është në pritje të një vajze, por lajmet që qarkulluan duket se kanë qenë të gabuara.

Së fundmi, Sabiani, ka zbuluar në shtëpinë e “Big Brother Vip” se Fifi është në pritje të një djali.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi kanë festuar disa muaj më parë, 1 vjetorin e tyre së bashku.


Video