Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Donald Veshaj pas daljes së tij nga “Big Brother”, po shfrytëzon në maksimum famën dhe vëmendjen e madhe që mori.
Pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donaldi është angazhuar në koncerte bashkë me Romeon dhe Elgiti Dodën.
Disa ditë më parë, ai publikoi “Nuk je”, një këngë që përflitet se i është dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemani.
Si duket aktori i humorit e ka marrë seriozisht angazhimin në muzikë.
Ka qenë Elgit Doda që ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri.
Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta.
