"Çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën?". Sërish aludime se këngëtari është i lidhur jashtë shtëpisë së BBV

29 Janar 2023, 19:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi dhe Kiara

Luizi duket se ka lindur për të bërë lëmsh ndjekësit.

Së fundmi një tjetër aludim ka pushtuar rrjetin. Ka qenë Graciano i cili me një pyetje të tij ka ngritur dyshimet se Luizi është i lidhur jashtë shtëpisë vip.

Biseda ka ndodhur në ‘E diell’.

“Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano.

Pas një momenti suspancë, ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti: “E ke fjalën për ish-të dashurën?”

“Kaq doja të thoja, s’dua të flas më,” tha sërish Graciano.

Video