Episodi i ri i dramës! Brooklyn Beckham i ka bërë bllok familjes në Instagram për një arsye qesharake

23 December 2025, 21:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Episodi i ri i dramës! Brooklyn Beckham i ka bërë bllok familjes
Brooklyn Beckham i ka bërë bllok familjes në Instagram për një arsye qesharake

Drama në familjen Beckham vazhdon. Sipas asaj çfarë raportohet, arsyeja pse Brooklyn i bëri bllok nënës së tij, Victoria, në Instagram është sepse ajo i bëri “like” një prej postimeve të tij.

Sipas US Sun, ish-anëtarja e Spice Girls kishte pëlqyer një postim të Brooklyn-it, ku ai fliste për përgatitjen e një pule të pjekur, duke shpjeguar se si marinimi me birrë i shton më shumë shije mishit.

Episodi i ri i dramës! Brooklyn Beckham i ka bërë bllok familjes

Ky veprim i Victoria-s bëri që shumë prej ndjekësve t'i kërkonin Brooklyn të pajtohej me familjen e tij.

Por acarimi i tij nuk mbaroi vetëm me bllokun që bëri ndaj saj. Radha u erdhi anëtarëve të tjerë të familjes, ndaj të cilëve hakmarrja ishte e njëjtë.

Një burim për "US Sun" tregoi se David dhe Victoria janë “të thyer emocionalisht” nga ajo që ka ndodhur.

“Kjo ishte e papritur për ta, sidomos tani para Krishtlindjeve, kur familjet zakonisht bashkohen. Është shkatërruese!”

Sipas të njëjtit burim, të dy ata duan vetëm që marrëdhëniet të rregullohen, por me kalimin e javëve situata duket se po përkeqësohet.

Ndryshe nga prindërit e tyre, vëllezërit Cruz dhe Romeo raportohet se janë shumë të zemëruar që Brooklyn e bëri këtë konflikt kaq publik.

Burimi shtoi se Brooklyn dëshironte që problemet familjare të zgjidheshin privatisht dhe jo në rrjetet sociale, megjithëse veprimet e tij nuk e kanë reflektuar këtë dëshirë.

Fokusi kryesor i tij është Nicola dhe marrëdhënia e tyre. Sa i takon pjesës tjetër të familjes Beckham, ky veprim tregoi edhe një herë se bashkimi me ta qëndron shumë larg.

Episodi i ri i dramës! Brooklyn Beckham i ka bërë bllok familjes

Prej kohësh, emri i familjes është diskutuar vazhdimisht si pasojë e thashethemeve që kanë qarkulluar mbi marrëdhënien e Victoria-s dhe Nicola Peltz, nuses së saj.

Sipas thashethemeve, gjithçka mendohet se filloi në dasmën e Brooklyn dhe Nicola-s.



Video