Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Endi Demneri është vajza, e cila do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit do zhvillohet në El Salvador.
Shoqëruesja e dytë e Miss-it u shpall Desanka Dajçi. Juria shpalli dhe Miss Universe Kosova, kurorë e cila iu vendos bukuroshes Arbesa Rrahmani, që do të përfaqësojë gjithashtu Kosovën në këtë kompeticion.
Finalja e Miss Universe nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje, ku vajzat pjesëmarrëse sfiluan nën tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi etj.
Mbrëmja gala zgjati përreth 4 orë në Pallatin e Kongreseve, në moderimin e Teni Vllaçajt dhe Eriona Sejdiut.