Efi përplaset ashpër me Gerta Gixharin: Olta është femër e ligë

5 Shkurt 2023, 15:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Efi dhe Gerta Gixhari

Nata e kaluar në prime-in e Big Brother Vip Albania nuk shkoi edhe aq mirë për ekipin më të komentuar: Luizi, Kiara dhe Efi. Kjo e fundit u eliminua nga gara meqenëse Dea Mishel kishte mundësinë të dërgonte tre persona në nominim, ajo zgjodhi pikërisht ata.

E ftuar sot në “Fun Club”, Efi ka debatuar me motrën e Oltës duke i thënë kësaj të fundit në sy që Olta sipas saj është femër e ligë.

Efi: Kur kam dalë nuk ma ka ndjerë fare çfarë mendoi Olta. Për mua Olta është femra më e ligë aty brenda.

Gerta: Duhet ti lini gjërat brenda lojës. Unë nuk kam ardhur të flas si motra e Oltës. Por si gazetare.

Sakaq, Efi u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që ajo të dilte me ato vlerat që ka si njeri dhe i vjen shumë mirë që këtë gjënë ka transmetuar tek publiku.

Efi: Mendoja se do dilja unë. Nuk do të doja të ndahej çifti. Më mirë kështu. Nuk e dyshoja fare zgjedhjen e Deas.

Arbër: Efi e ka fituar Big Brotherin e vet. E mori veten me kalimin e kohës. E penalizoi fakti i romancës brenda shtëpisë. Ka patur momente kur kam qenë dakord me të, ose kur kam qen kundër. Shpesh herë ajo ka patur shpërthime emocionale, që është pika e dobët. Ndërsa pika e fortë, nuk i lëshon njerëzit.

Zhaklin: Unë e shpalla Efin shefe diplomacie. E mendoja lojtare të fortë. Nëse ajo do dilte më vonë, do na kënaqte.

Video