Doli nga Big Brother, e pabesueshme se çfarë i ndodhi Efit

5 Shkurt 2023, 13:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbrëmjen e djeshme Efi u largua nga "Big Brother VIP" pasi Dea Mishel e çoi në nominim me Luizin dhe Kiarën.

Mirëpo ndonëse konkurrentja nuk shkoi dot deri në finale, ajo ia ka dalë të fitojë zemrat e publikut.

Efi është kthyer në një personazh shumë të pëlqyer në rrjet dhe komentet për të janë nga më pozitivet.

Jo vetëm kaq, ajo doli nga shtëpia e famshme me 162 mijë ndjekës në Instagram, por gjejeni çfarë?

Ndjekësit e saj janë rritur ndjeshëm dhe kanë shkuar në 319 mijë (madje vazhdojnë ende të rriten).

Doli nga Big Brother, e pabesueshme se çfarë i ndodhi Efit

Video