E veçantë nga Prishtina: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Keni paguar në 1999 (FOTO)

31 Mars 2026, 18:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kafe dhe çaj falas për tifozët turq

Një gjest i rrallë mirënjohjeje në Prishtinë, është bërë viral vetëm pak orë përpara finales historike mes Kosovës dhe Turqisë.

Një lokal në kryeqytet ka vendosur të ofrojë çaj dhe kafe falas për të gjithë tifozët turq që kanë udhëtuar për këtë ndeshje.

Pronari i lokalit ka vendosur një njoftim ku shkruhet: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

Ky mesazh i referohet mbështetjes që Turqia i dha popullit të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Veprimi synon të tregojë se miqësia mes dy popujve qëndron mbi rivalitetin sportiv të 90 minutave.

 



Video