Dy këngëtarë do të bëhen pjesë e BBV në Kosovë, ja për kë bëhet fjalë

10 November 2023, 18:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy këngëtarë do të bëhen pjesë e BBV në
BBV Kosove

Plot 20 banorë vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa njëri prej tyre do të largohet këtë të premte.

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave të cilët janë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Ledi Vokshi, Linda Halimi, Gani Gërmia, Santiana Maloku dhe Monika Salihu.

Në shtëpi pritet të ketë hyrje të reja. Sipas medieve në Kosovë, dy emrat e rinj që pritet të futen janë dyshja Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Ard Gashi është një këngëtar i ri, ndërsa Mirdoni është gjithashtu muzikant, i cili është pjesë e pandashme e Ardit në paraqitjet e tij dhe njëherësh moderator i emisionit “Drive on D”.


Video