Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fituesi i edicionit të parë të 'Big Brother VIP Kosova', Stresi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për njërën prej banoreve të këtij edicioni.
Madje, ai e ka surprizuar banoren e tij të preferuar që është Vesa. Në orët e vona i ka dërguar një dron, për t’i dhënë përkrahje nga jashtë për rrugëtimin e saj.
“Mbaje kokën lartë mbretëreshë”, shkruhej në dronin që dërgoi Stresi.

Vesa ka pushtuar rrjetin me rrëfimet e saj lidhur me marrëdhënien me futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo ka deklaruar se Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dy muaj para martesës, me të cilën ai tani është i martuar. Vesa ka zbuluar se ajo nga kjo marrëdhënie mbeti shtatzënë, por e humbi fëmijën.