Dua Lipa sërish në telashe, akuzohet se ka vjedhur këngën Levitating

2 August 2023, 11:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa sërish në telashe, akuzohet se ka vjedhur këngën
Dua Lipa


Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa është paditur sërish në gjykatë për përdorimin e një regjistrimi në një prej këngët e saj më të famshme, Levitating.

Padia miliona dollarëshe është bërë nga këngëtari Bosko Kante, i cili pretendon se ylli i pop ka përdorur "talk box"-in e tij në remikset e këngës, pa lejen e tij.

"Talk box" është një pajisje që i bën vibracionet vokale të tingëllojnë si nota muzikore.

Si Dua Lipa dhe kompania muzikore ëarner Music Group nuk kanë reaguar pas padisë.

Sipas padisë ylli britaniko-shqiptar Dua Lipa kishte leje të përdorte "talk box" në regjistrimin origjinal, por jo në ndonjë remix, raporton Reuters.

Padia pretendon se 27-vjeçarja e ripërdori punën pa leje në publikimet e mëtejshme duke përfshirë remixin The Blessed Madonna, një tjetër remix me DaBaby dhe një performancë nga Dua Lipa në American Music Awards.

Nuk është hera e parë që Dua Lipa ndeshet me pretendimet për të drejtat e autorit mbi Levitating.

Sipas Reuters, një padi nga grupi reggae Artikal Sound System u rrëzua në qershor dhe një pretendim më vete, nga kompozitorët Sandy Linzer dhe L. Russell Brown është duke u gjykuar.

Në vitin 2021, ajo u padit gjithashtu me pretendimin se publikoi në instagram një foto të saj pa lejen e paparazit që e kishte realizuar.


Video