Dështimi në Eurovision, Ronela Hajati: Isha si shpirt, askush nuk të do sa shqipet

12 May 2022, 18:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështimi në Eurovision, Ronela Hajati: Isha si shpirt, askush nuk
Ronela Hajati në Eurovision

Pasi dështoi të shkonte në finalen e Eurovisionit, shqiptarët lëshuan një lumë kritikash ndaj Ronela Hajatit, por duket se këngëtares nuk ja ndjen për to.

Artistja ka reaguar sërish në Instagram, ku me ironi ju kërkon shqiptarëve që të këndojnë një tjetër këngë të Eurovision, duke nënkuptuar se e vetmja që i ka ngelur në mendje është “Sekreti”.

Ndër të tjera, Ronela thekson se sa mirë dukej nga pamja, edhe pse u “kryqëzua” për veshjen e saj, aq sa e krahasuan me një veshje striptizmi.

“Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt. #Shqipederinëvdekje. #Askushnuktëdosashqipet”, shkruan Ronela.


Video