Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është inauguruar ura më gjatësi rekord për këmbësorët. ”Skybridge 721” është ura e varur më e gjatë në botë për këmbësorët dhe ndodhet në verilindje të Çekisë.
Turistët dhe alpinistët mund të ecin nëpër re me pamje mahnitëse midis majave të malit Kralicky Snezhnik.
Për disa vetëm shikimi i urës të bën të ndihesh i lodhur.
Ajo është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore, Orao dhe Jesenice.
Ura ndodhet pranë resortit ”Dolni Morava”, rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë.














