
Johnny Depp përfundoi dëshminë të hënën pas katër ditësh të gjata në tribunë. Aktori 58-vjeçar ka paditur ish-bashkëshorten Amber Heard për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi në Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje".
Depp përfundoi duke i thënë edhe një herë jurisë se ai ishte viktimë e dhunës në familje në marrëdhënien e tij dhe jo Amber Heard. Ai tha se argumentet do të çonin "në dhunë fizike" nga ana e saj. Një bisedë telefonike mes yllit të Aquaman dhe Depp u luajt në gjykatë. Biseda ndodhi pasi aktorja bëri kërkesë për divorc dhe siguroi një urdhër ndalimi të përkohshëm në maj 2016.
"Unë nuk e di se si të rikthej reputacionin tim", i thotë Heard Depp.
"Ne shkruajmë një letër së bashku. Duke thënë se do t’i zgjidhim bashkë të gjitha mosmarrëveshjet, jashtë vëmendjes së publikut. Duke thënë se do të përpiqemi ta zgjidhim vetë... që media e ka katranosur këtë situatë duke ngritur një stuhi të urryer që është e pështirë”, përgjigjet Depp.
“Çdo pikë e besueshmërisë sime është rrëmbyer... në një mënyrë të pandershme”, shton Heard.
"Amber, abuzimi, akuza e abuzimit - ne duhet të merremi me këtë", thotë Depp, duke shtuar, "Ç’ne abuzimi atje?"
"Më detyrove!" përgjigjet Heard. “Ekipi yt më detyroi që të hidhesha në sulm”.
"Herën e fundit që u zumë, me të vërtetë mendova se do të humbisja jetën dhe mendova se do të më vrisje, qoftë edhe aksidentalisht", thotë Heard.
"Amber, unë humba njërin gisht. Mua më përplase një shishe birrë në fytyrë", thotë Depp.
Në gjykatë të hënën, Depp përsëriti se pretendimet e abuzimit të Heard janë "plotësisht të pavërteta" dhe se ai ishte "i lënduar" kur akuzat e saj u bënë publike.
“I vetmi person që kam abuzuar në jetën time jam vetëm unë”, deklaroi Depp, duke shtuar më vonë, “Isha fajtor derisa u vërtetua i pafajshëm”, vijoi ai.