“Ciao Silvio”, sot funerali i Berlusconit, shtëpia e eskortave e nderon me kurorë

14 June 2023, 13:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ciao Silvio”, sot funerali i Berlusconit, shtëpia e eskortave
Silvio Berlusconi

Ish-lryeministri italian, Silvio Berlusconi, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Politikani dhe biznesmeni ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare.

Ceremonia e funeralit në nder të Berlusconit do të zhvillohet sot në Milano, në orën 15:00 në Duomo në masa të rrepta sigurie dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Figura të njohura politike nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në funeralin e Berlusconit, mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Vila në Milano ku ndodhet trupi i 86-vjeçarit është mbushur plot me kurora në nder të Berlusconit.

Sakaq nuk ka munguar kurora nga shtëpia e eskortës luksoze “Escort Advisor”.

“Ciao Silvio”, sot funerali i Berlusconit, shtëpia e eskortave


Video