Beteja ligjore për vajzën, reagon për herë të parë Arbenita dhe ka një mesazh të fortë

3 Tetor 2024, 15:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fero dhe Arbenita

Modelja e njohur Arbenita Ismajli duket se më në fund ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së saj, Nina.

Pas lajmeve mbi marrëdhënien e saj me reperin Fero dhe betejën për kujdestarinë e fëmijës, Arbenita ka zgjedhur të japë një mesazh të qartë përmes një videoje në TikTok.

Në video, ajo shfaqet me vajzën e saj, ndërsa në përshkrim ka bërë një deklaratë të fortë që duket se i drejtohet babait të vajzës.

“Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se cili prind ishte problemi,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se përvojat e ardhshme të vajzës do hedhin dritë mbi situatën mes prindërve.

Fero ishte shprehur se Gjykata kishte vendosur që vajza do të qëndronte me të për 12 muaj, ndërsa me nënën e saj vetëm disa ditë në muaj. Megjithatë, Arbenita deri më sot kishte zgjedhur të mos e komentonte këtë vendim publikisht.

Video