Armina Mevlani: Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë

23 June 2022, 16:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armina Mevlani: Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, prej disa vitesh janë në një lidhje të konsoliduar, por ende nuk janë martuar.

Shkëlzeni ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë dhe kjo ka bërë që herë pas here Armina të gjendet përballë pyetjes se si e pret këtë fakt në jetën e partnerit.

Së fundmi, ajo është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë. Mevlani madje ka treguar se nuk e ka problem dhe nuk e sheh si sakrificë.

“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, ka thënë blogerja në “Goca e Gra”, duke nxitur shumë reagime.



Video