FOTO: Pas ndarjes Allegri dhe Ambra në shoqërinë e personave misteriozë

23 June 2022, 13:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Pas ndarjes Allegri dhe Ambra në shoqërinë e personave
Ambra Angolini dhe Masimiliano Allegri

Trajneri Masimiliano Allegri dhe Ambra Angolini janë një nga çiftet që me divorcin e tyre kanë bërë shumë zhurmë.

Jetëgjatësia e tyre sëbashku bëri që në çdo media të shkruhet për ta.

Por duket se e kaluara e tyre është lënë pas krahëve. Këto ditë të nxehta të dy janë kapur mat nga mediat me partnerë misteriozë.

Në fillim ishte Ambra ajo që u kap nga e përjavshmja Diva e Donna me një mashkull. Të dy hanë diçka së bashku dhe më pas ndajnë një puthje në një restorant.

Sipas revistës, kalorësi misterioz, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të ishte flaka e re e prezantueses, të cilën së shpejti do ta shohim si anëtare e jurisë së X Factor.

Por nga ana tjetër, jo më larg se dje Fanpage.it e kapi trajnerin e Juventusit në shoqërinë e një gruaje misterioze.

Kjo është vera e para e Allegrit i ndarë, dhe s’mund ta kalonte i vetëm.

Trajneri dhe shoqëruesja e tij misterioze janë mysafirë të një resorti prestigjioz në Santa Margherita di Pula. Ende nuk dihet identiteti i gruas me menaxherin e Juventusit dhe roli i saj në jetën e trajnerit.



Video