Arbenita Ismajli rigjen dashurinë? Dhurata që mori për Shën Valentin nga Dubai (FOTO)

14 Shkurt 2025, 14:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbenita Ismajli

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli, edhe pse para disa muajsh u nda nga ish-partneri i saj, Feronit Shabani, duket se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm.

Modelja ka postuar në rrjretin e saj Instagram një buqet të madhe me lule pranë një dritareje me pamje madhështore nga Dubai.

Edhe pse vetë Arbenita nuk ka konfirmuar se është në një romancë të re dashurie, nuk është hera e parë për të që poston trëndafila.

Verën e vitit të kaluar, teksa u shfaq me pushime me vajzën e saj Ninën, ajo publikoi përsëri në story një tufë me trëndafila, mbi një krevat, por pa shkruar asgjë përbri.

Kujtojmë që modelja ka qenë në një romancë dashurie me reperin Fero por lidhja e tyre mori fund muaj më pare pasi modelja e akuzoi reperin për dhunë fizike dhe psikologjike.

Video