“Aktorët shqiptarë ndër vite” tani në mozaik

20 September 2023, 11:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Aktorët shqiptarë ndër vite” tani në mozaik
Myftar Cubi

Artisti i talentuar Myftar Cubi hapi ekspozitën në mozaik, të titulluar “Aktorët shqiptarë ndër vite”, te Muzeu Historik i Tiranës.

Ekspozita, në të cilën janë prezantuar 47 punime në mozaik me aktorët më të njohur shqiptarë, vjen pas një pune të madhe 1 vjeçare.

Sipas artistit, aktorët shqiptarë janë pasuri kombëtare dhe është i lumtur për realizimin e kësaj ekspozite.

Për të gjithë dashamirësit e mozaikut ekspozita “Artistët shqiptarë ndër vite”, do tē qëndrojë e hapur deri në datën 25 shtator, ora 18:00.

“Aktorët shqiptarë ndër vite” tani në mozaik


Video