A është e vërtetë që Ajnshtajni ishte dobët në shkollë?

26 Shtator 2022, 21:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921. I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20.

Ajnshtajn ishte disleksik si fëmijë dhe kishte pak kujtesë. Për këtë arsye, ai mësoi të lexonte vetëm në moshën 9-vjeçare dhe, për më tepër, ai nuk mund t’i duronte rregullat e shkollës dhe shpesh kundërshtonte mësuesit. Një “defekt” që në moshën 15-vjeçare i kushtoi dëbimin nga gjimnazi Luitpold në Mynih dhe në këtë mënyrë edhe humbjen e diplomës.

A është e vërtetë që Ajnshtajni ishte dobët

Matematika dhe fizika- Sidoqoftë, ai kishte treguar një predispozitë të madhe për matematikën dhe fizikën, dhe pasi nuk i përshtatej mjedisit militarist të Gjermanisë, ai hoqi dorë nga shtetësia gjermane dhe synoi të studionte në Zvicër. Këtu ai u përgatit për pranimin në Politeknikun prestigjioz të Zyrihut, por, duke mos pasur as diplomën dhe as moshën minimale të kërkuar, ai dështoi në provimet pranuese pavarësisht notave brilante të marra në lëndët e tij të preferuara: matematikë dhe fizikë. Përveç kësaj, ai kishte boshllëqe në frëngjisht, e cila ishte gjuha e provimit.

Më pas ai u diplomua në gjimnazin Aarau, me nota të shkëlqyera. Në Zvicër, sistemi i notave varionte nga 1 në 6, ku 6 ishte nota më e mirë, 4 kaluese dhe 1 më e ulëta. Albert atë vit mori 6 në algjebër, gjeometri dhe fizikë. Ai më në fund mori diplomën e tij në 1896 dhe ishte në gjendje të kthehej në Politeknikun e Zyrihut, ku në moshën 21-vjeçare u diplomua në matematikë dhe fizikë. Më pas, dështimi për të kaluar testin e parë të përzgjedhjes dhe ato 6, 4 dhe 3, të keqinterpretuara nga ata që nuk ishin të njohur me sistemin e vlerësimit zviceran, krijuan legjendën urbane që Albert Ajnshtajni ishte keq në shkollë. Të gjitha të rreme, natyrisht.

A është e vërtetë që Ajnshtajni ishte dobët

Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur – Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

Kur Ajnshtajni foli për herë të parë – Një historian ka krijuar një barsoletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: Sepse gjithçka ishte në rregull.

Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull – Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: Një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim. Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijëria të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.

Video