Për t'i bërë "bisht" punës, zakonisht hasemi me arsye nga më të çuditshme nga dembelët. Ata nxjerrin lloj-lloj justifikimesh, mjafton që të mos punojnë.
E për të ironizuar dembelët ka dalë një "ligj" i tyre me nëntë pika të çuditshme, njësoj si justifikimet që nxjerrin dembelët.
Kujdes, për të shmangur lodhjen e tepërt, këshillohet të lexohet ngadalë ose më mirë të ta lexojnë të tjerët.
Ligji i Dembelit:
1. Puna është lodhje .
2. Lind i lodhur dhe jetohet për të pushuar.
3. Duaje shtratin si veten.
4. Pusho ditën për të fjetur natën.
5. Nëse sheh dikë që po pushon ndihmoje.
6. Mos e bëj sot punën që mund ta bësh nesër.
7. Në jetë duhet të bësh pak dhe atë pak jepja të ta bëjnë të tjerët.
8. Kur të vjen dëshira për të punuar, ulu dhe prit të të kalojë.
9. Nga pushimi i tepërt nuk ka vdekur njeri.
10. Nëse puna është shëndet, atëhere rroftë sëmundja.