Maks Haxhia: Mbyllet bojkoti i avokatëve!

30 October 2026, 14:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Maks Haxhia: Mbyllet bojkoti i avokatëve!

Maks Haxhia ka deklaruar përfundimin e bojkotit, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila ka pezulluar ecurinë e bojkotit të vendosur nga Këshilli.

Në deklaratën e tij, Haxhia theksoi se Këshilli i qëndron vendimit të marrë më herët dhe se nuk konsideron se ka vepruar gabim.

Maks Haxhia: Jemi përpara një vendimi të marrë nga Apeli Administrativ që është pezulluar ecuria e bojkotit të marrë nga ky këshill. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, nuk kemi marrë asnjë vendim të gabuar. Nisur nga ky vendim deklarojmë përfundimin e bojkotit, pasi jemi përballë vendimit të gjykatës administrative të apelit.

Me vendimin për t’i dhënë fund bojkotit, kapërcehet ngërçi që kishte sjellë shtyrjen e një sërë seancash gjyqësore për çështjet ‘Partizani’, Meta-Kryemadhi, ‘Sterilizimi’ apo Veliaj.


Video