Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka vendosur të shkarkojë nga detyra Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.
Mediat ukrainase raportojnë se në vend të tij është caktuar gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili ka shërbyer deri tani si Gjeneral i Forcave Tokësore.
Zaluzhnyi qëndroi në këtë post prej vitit 2021, dhe drejtoi Forcat e Armatosura të Ukrainës në kohën më të vështirë të tyre, gjatë dy viteve të pushtimit rus.
Ai shpesh herë është cilësuar si më popullor se vetë Zelensky, ndërsa marrëdhënia mes tyre duket se u ftoh gjatë muajve të fundit, kur kundërofensiva e forcave ukrainase nuk arriti të jepte rezultatet e pritura.
“U takova me gjeneralin Valerii Zaluzhnyi. E falënderova për dy vitet e mbrojtjes së Ukrainës. Ne diskutuam për rinovimin që kërkojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Ne diskutuam gjithashtu se kush mund të jetë pjesë e drejtimit të rinovuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Koha për një rinovim të tillë është tani. I propozova gjeneralit Zaluzhnyi të mbetej pjesë e ekipit. Do të fitojmë patjetër! Lavdi Ukrainës”, shkruan Zelensku në një postim në rrjetin social “X”.
I met with General Valerii Zaluzhnyi.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 8, 2024
I thanked him for the two years of defending Ukraine.
We discussed the renewal that the Armed Forces of Ukraine require.
We also discussed who could be part of the renewed leadership of the Armed Forces of Ukraine.
The time for such a renewal… pic.twitter.com/tMnUEZ3BCX