Vritet nga Izraeli udhëheqësja e Byrosë Politike të Hamasit!

19 October 2023, 09:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet nga Izraeli udhëheqësja e Byrosë Politike të Hamasit!
Jamila al-Shanti

Ushtria izraelite në një sulm në Gaza vrau Jamila al-Shanti, e veja e bashkëthemeluesit të Hamasit Abdel Aziz al-Rantisi dhe gruaja e parë e zgjedhur në 2021 në Byronë Politike të organizatës. 

Këtë e bëjnë të ditur burime lokale, burri i saj Al-Rantisi u vra në vitin 2004 po nga një sulm izraelit.

Biden kishte njoftuar më parë se Izraeli kishte miratuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës "sa më shpejt të jetë e mundur".

Ndërkohë ushtria izraelite thotë se aktualisht po godet objektivat e Hezbollahut në Liban. Televizioni libanez Al Mayadeen kishte raportuar se sulmet ajrore kishin në shënjestër dy fshatra në jug të vendit: Kafr Shuba dhe Odaisseh.


Video