Hiqej si avokat dhe arriti të fitonte 26 gjyqe, arrestohet i riu

18 October 2023, 16:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hiqej si avokat dhe arriti të fitonte 26 gjyqe, arrestohet i riu
Avokati i rremë Brian Mwenda

Ai nuk kishte asnjë trajnim ligjor, megjithatë hiqej sikur ishte avokat duke vjedhur identitetin e një profesionisti të vërtetë, dhe arriti të trajtonte 26 çështje e t'i fitonte të gjitha.

Mashtruesi është arrestuar, por çështja e tij po bën bujë të madhe, aq sa ka nga ata që tashmë janë gati, nisur nga talenti i lindur, të paguajnë shkollimin dhe t’i japin një kualifikim të vlefshëm për të ushtruar në të gjitha aspektet.

Burri që ushtronte profesionin në Kenia me emrin Brian Mwenda kishte vjedhur identitetin e një avokati të vërtetë të quajtur Brian Mwenda Ntwiga.

“Avokati i rremë” fitoi të 26 rastet në gjykata të ndryshme keniane, pavarësisht se nuk kishte asnjë trajnim ligjor, raportuan mediat lokale. Mashtruesi dyshohet se hyri në portalin e Shoqërisë Juridike të Kenias (ekuivalenti i Dhomës së Avokatëve) dhe ngatërroi të dhënat e llogarisë së një burri me të njëjtin emër si ai, përpara se të ngarkonte foton e tij dhe të pretendonte se kishte një trajnim në drejtësi.

Brian Mwenda Ntëiga "i vërtetë" kontaktoi LSK-në pasi nuk ishte në gjendje të hynte në llogarinë e tij dhe kuptoi se disa detaje ishin ndryshuar. “Më 5 gusht 2022, Brian Mwenda Ntwiga u pranua në Bar dhe adresa e tij e saktë e emailit u kap dhe një llogari u hap për të në portalin e Avokatëve”, tha LSK në një deklaratë.

Avokati i vërtetë Brian Mwenda Ntëiga, i kontaktuar nga Daily Mail, shpjegoi se “vetëm deri në shtator 2023, kur ai u përpoq të hynte në sistem dhe të aktivizonte profilin e tij me qëllimin për të kërkuar certifikatën e praktikantit, ai e kuptoi se nuk mund të hynte në LSK-në e tij”.


Video