Një ngjarje e rëndë është shënuar në Uganda, ku një çift i sapomartuar është vrarë brutalisht nga disa terroristë teksa ishin duke shëtitur në një park safari.
Së bashku me ta, terroristët kanë vrarë edhe një shtetas vendas që shërbente si guidë, e më pas i kanë vënë zjarrin makinës duke i djegur trupat.
Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë Ugandën, dhe ka sjellë reagimin e ashpër të presidentit Yoëeri Museveni, i cili ka njoftuar se forcat speciale janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa këta të fundit “do e paguajnë me jetën e tyre”.
Burri, një shtetas britanik dhe gruaja nga Afrika e Jugut ishin duke kaluar muajin e mjaltit në Uganda.
Autoritetet kanë akuzuar Aleancën e Forcave Demokratike të Ugandës.
ADF, e cila filloi si një kryengritje në Ugandë, por ka qenë e vendosur në Republikën Demokratike të Kongos që nga fundi i viteve 1990, u zotua për besnikëri ndaj Shtetit Islamik katër vjet më parë.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në kanalin e tyre në Telegram.