Vrau civilët? Rusia: Lajme të rreme! Qyteti u bombardua nga vetë ukrainasit

3 April 2022, 14:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau civilët? Rusia: Lajme të rreme! Qyteti u bombardua nga vetë

Rusia i cilëson të rreme dhe pjesë e një fushate të koordinuar perëndimore lajmet për civilët e vrarë në qytetin Bucha të Ukrainës.

“Historitë për Buchan u shfaqën menjëherë në disa media të huaja, gjë që duket si një fushatë e planifikuar mediatike. Duke marrë parasysh që trupat u larguan nga qyteti më 30 mars, ku ishin pamjet për katër ditë? Mungesa e tyre vetëm konfirmon falsifikimin”, thotë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas rusëve, në një video të trupave të pajetë shfaqen pamje konfuze.

“Në sekondën e 12-të “kufoma” në të djathtë lëviz krahun. Në sekondën e 30-të në pasqyrën e pasme, "kufoma" ulet. Trupat në video duket se janë shtrirë qëllimisht për të krijuar një pamje më dramatike. Kjo shihet lehtësisht nëse videon e luani me ngadalë”, thotë Moska.

Rusia nuk përjashton vrasjen e civilëve, por fajëson për këtë ushtrinë ukrainase, që bombardoi qytetin pas tërheqjes së trupave ruse.

“Pasi trupat ruse u tërhoqën nga Bucha, AFU bombardoi qytetin. Kjo mund të ketë shkaktuar edhe viktima civile.

“Mikhail Podolyak (këshilltar i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky) përdor pamje të tilla të inskenuara si pretekst për të kërkuar armë nga vendet perëndimore”, thotë Rusia.


Video