Objektivi rus, mbyllja e daljes në Detin e Zi për Ukrainën

3 April 2022, 09:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Objektivi rus, mbyllja e daljes në Detin e Zi për Ukrainën

Ukraina dyshon se njoftimi rus për tërheqje të trupave nga fronti verior i luftës është një strategji për t’u përqëndruar në frontin jugor, ku pretendimet e Moskës janë të mëdha.

Rusia aktualisht, veç Krimesë dhe rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, kontrollon thuajse të gjithë vijën bregdetare ukrainase në Detin e Zi, me përjashtim të bregdetit në qytetin e Odessas, ku ka përshkallëzuar bombardimet.

“Qëllimi i Rusisë është të "kapë Donbasin dhe gjithë jugun e Ukrainës", denoncoi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në një fjalim që mbajti të shtunën vonë.

Ai ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë rifituar kontrollin e zonave përreth, në Kiev dhe Chernihiv, ndërsa në jug vijat e frontit janë mbajtur ende, ku situata është më e rëndë në Mariupol, qytet që nga pamjet e publikuara është shndërruar në qytet fantazmë.

 

 


Video