Rusët përdorën fëmijë si mburojë gjatë tërheqjes nga Kievi

3 April 2022, 09:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusët përdorën fëmijë si mburojë gjatë

Tërheqja e rusëve nga rrethinat e Kievit ka nxjerrë në pah përmasat e krimeve të luftës së kryer prej tyre dhe ato janë të paimagjinueshme.

Sipas autoriteteve ukrainase me mijëra civilë janë vrarë dhe lënë në rrugët e qytetit të Buchas, varre masive e deri te fëmjë që janë përdorur si mburojë gjatë tërheqjes së trupave të Putinit drejt verit, në kufi me Bjellorusinë.

Pamjet janë të rënda dhe janë dokumentuar së bashku me dëshmitë e të mbijetuarve për t’iu bashkangjitur dosjes së padisë që Ukraina ka ngritur ndaj Rusisë në Hagë.

Ndërkohë, nëse Kievi u zgjua relativisht pa krisma, Odessa zgjohet nën shpërthimet e forta në ditën e 39-të të luftës! Sirenat e sulmeve ajrore nuk janë ndalur në shumë prej qyteteve ukrainase në jug dhe lindje të vendit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmon se një nga objektivat kryesore të Moskës është të shpëtojë republikat e shkëputura të Donetsk dhe Lugansk.

Trupat e Putinit janë mobilizuar gjithashtu edhe në rajonin e Transnistrias, rajoni që zyrtarisht njihet si pjesë e Moldavisë, por prej 1990-s kontrollohet nga separatistët prorusë.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitry Kuleba tha se më e keqja nuk ka ardhur ende, duke iu referuar luftës dhe pasojave të saj katastrofale. Gjatë intervistës së tij me “Corriere della Sera”, ministri i ka bërë thirrje Italisë që në këtë moment kritikë të luftës të ndihmojë Ukrainën me armë, ndërsa ka shtuar se ukrainasit presin "krahë hapur" vizitën e Papa Françeskut".

Rusët përdorën fëmijë si mburojë gjatë

Rusët përdorën fëmijë si mburojë gjatë



Video