Orban drejt fitores, sondazhet e nxjerrin fitues përballë opozitës së bashkuar

3 April 2022, 09:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Orban drejt fitores, sondazhet e nxjerrin fitues përballë

Hungarezët votojnë këtë të diel në zgjedhjet parlamentare, ku partia në pushtet e Viktor Orban dhe koalicioni i udhëhequr prej tij duken favoritë sipas sondazheve të kryera të shtunën.

Sondazhet zbuluan se është "pothuajse e sigurt" që Fidesz në pushtet do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, edhe pse me çfarë diferencë është e vështirë të parashikohet.

40 për qind e popullsisë në moshë votuese dhe 50 për qind e të anketuarve me një preferencë të qartë partiake shprehën mbështetje për Fidesz. Në të kundërt, 32 për qind e popullsisë në moshë votimi mbështet opozitën dhe 40 për qind e tyre kanë një preferencë të qartë partiake.

Sipas parashikimit të sondazheve, Orban do të sigurojë 128 vende nga 199 që ka në total parlamenti, ndërsa opozita do të sigurojë vetëm 71 mandate. Për një shumicë prej dy të tretash në Parlament nevojiten 133 vende.

Sondazhet parashikojnë gjithashtu një pjesëmarrje rekord, në zgjedhje pasi 80 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin të dielën.

Një e treta e atyre ende të lëkundur dëshironin të shihnin një qeveri tjetër, ndërsa një e treta tjetër kishte pikëpamje të kundërt; pjesa tjetër ishin të pavendosur. Por, “një vendim i minutës së fundit të votuesve në këtë kategori të fundit nuk do ta ndryshonte rezultatin në dobi të opozitës”.

Sondazhet zbuluan gjithashtu se dy të tretat e popullsisë së përgjithshme dhe një e treta e votuesve të opozitës presin fitoren e Fidesz.

Në Budapest, Fidesz parashikohet të sigurojë 27 për qind të votave, ndërsa 45 për qind do të shkonte për opozitën, ndërsa në provinca 43 për qind do të mbështesin Fidesz dhe 29 për qind opozitën.


Video