Vladimir Putin i drejtohet kombit dhe kërcënon në mënyrë direkte NATO-n

29 Shkurt 2024, 11:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n se pasojat e vendosjes së trupave aleate në Ukrainë do të ishin "tragjike", ndërsa i quajti "të pakuptimta" akuzat se Moska po konsideron të sulmojë Evropën.

"Ata kanë filluar të flasin për mundësinë e dërgimit të kontingjenteve ushtarake të NATO-s në Ukrainë, por duam t'ju kujtojmë fatin e atyre që dikur dërguan trupa në territorin e vendit tonë. Por tani pasojat për ndërhyrësit e mundshëm do të jenë shumë më tragjike”, tha Putin gjatë fjalimit para kombit në Parlamentin rus.

Këto fjalë i referohen deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili të hënën tha se nuk duhet përjashtuar dërgimi i trupave në Ukrainë.

"Rusia do të duhet të forcojë distriktin e saj ushtarak perëndimor tani që Suedia dhe Finlanda janë anëtarësuar në NATO", vijoi Vladimir Putin.

Finlanda ka një kufi të gjatë tokësor me Rusinë veriperëndimore.

Putin tha gjithashtu se kushdo që do të përpiqet të pushtojë Rusinë do të përballet me pasoja më të rënda sesa ato gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse vendi tani ka armë që mund të godasin objektivat në territorin e armikut.

Duke vazhduar me ton kërcënues, ai siguroi vendet e NATO-s se rrezikojnë një konflikt bërthamor nëse dërgojnë trupa në Ukrainë dhe shtoi se Rusia duhet të përforcojë rajonin e saj ushtarak perëndimor pas pranimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën Atlantike./VoxNews

Video