VIDEO / Vila super-luksoze e terroristit Radoiçiç, Sveçla: Ky s’është luftëtar lirie, por Pablo Escobar i rajonit!

29 Shtator 2023, 14:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vila e terorristit Milan Radoiçiç

Publikohen pamje nga vila luksoze e terroristit Milan Radoiciç në Veri të Kosovës, i cili udhëhoqi sulmin në fshatin Banjskë.

Pamjet i ka publikuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke thënë se sot është kryer bastisje në pronat e tij.

“Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, shprehet Sveçla.

Postimi i plotë:

Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.

Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist.

Video