Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe, policia në Kosovë i sekuestron makinat luksoze

29 Shtator 2023, 13:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandër Vuçiç dhe Milan Radoiçiç

Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, raportojnë mediat në Beograd.

Radoiçiç udhëhoqi grupin terrorist prej rreth 30 personash që sulmuan policinë në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës.

Po gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës zhvilloi një aksion ku sekuestroi disa makina luksoze në pronësi të tij. Radoiçiç konsiderohet si i implikuar rëndë në krime, përfshi edhe dyshimet për vrasjen e politikanit të moderuar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar se Radoiçiç zotëron pasuri të shumta, duke përfshirë një restorant dhe një vilë super-luksoze buzë liqenit të Ujmanit.

Makinat e sekuestruara:

Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe,

Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe,

Video