FOTO: Ky është 19-vjeçari nga Kosova që u vra në kufirin serbo-kroat

28 September 2023, 20:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Ky është 19-vjeçari nga Kosova që u vra në
Foto ilustruese

Zbulohet identiteti i 19-vjeçarit shqiptar nga Kosova që u sulmua nga disa persona të cilët e vranë me thikë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Bëhet fjalë për të riun Shqipron Muçiqi, i cili mbeti i vrarë në rrethana ende të paqarta në fshatin Batrovc.

Një dëshmitar, shofer kamioni nga Bosnja tha për mediet se kishte parë disa persona teksa sulmuan dy të rinjtë shqiptarë, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë ndërsa tjetri arriti të shpëtojë.

Sipas medieve serbe, autorët dyshohet se janë shtetas nga Afganistani. Megjithatë ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Familjarët kanë dhënë lajmin e hidhur në rrjetet sociale:

Sot me zemër të thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më në mesin tonë, at e deshti Allahu më shumë se na.

Familjar dhe miq ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muciqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufin e Kroacis.

Për detaje e vorrimit do ju lajmeroj me kohë.

FOTO: Ky është 19-vjeçari nga Kosova që u vra në
Viktima Shqipron Muçiqi

Video