Radoiçiç pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator

29 Shtator 2023, 14:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan Radoiçiç në manastirin e Banjskës

Milan Radoiçiç ka pranuar se ka qenë i pranishëm në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në datën 24 shtator, kur ndodhi sulmi terrorist i 30 serbëve të armatosur.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi.

Më herët ai dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Radoiçiç udhëhoqi grupin terrorist prej rreth 30 personash që sulmuan policinë në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës.

Po gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës zhvilloi një aksion ku sekuestroi disa makina luksoze në pronësi të tij. Radoiçiç konsiderohet si i implikuar rëndë në krime, përfshi edhe dyshimet për vrasjen e politikanit të moderuar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar se Radoiçiç zotëron pasuri të shumta, duke përfshirë një restorant dhe një vilë super-luksoze buzë liqenit të Ujmanit.

Ai është i sanksionuar edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

 

Video