Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Për shkak të një pakujdesie të vogël, mund të ndodhë një tragjedi. Këtë gjë e ilustron më së miri video e mëposhtme që po qarkullon në rrjet.
Një shofere e pakujdesshme hap derën e makinës së saj, pa parë se ngjitur me makinën po kalonte dhe një motor. Si pasojë e këtij veprimi, motoristi përplaset me derën e makinës dhe më pas përplaset edhe nga një kamion dhe përfundon poshtë tij.
Fatmirësisht, shoferi mbijetoi, por siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, momenti i aksidentit është i frikshëm. Pra, aksidenti u shkaktua vetëm se shoferja nuk pa më parë tek pasqyra, para se të hapte derën.