VIDEO/ Papa Leo XIV goditet me një lodër pelushi nga turma gjatë një ceremonie!

27 June 2025, 13:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Papa Leo XIV goditet me një lodër pelushi nga turma gjatë
FOTO: Papa Leo XIV

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogës.

Gjatë afrimit të Papës drejt turmës për të përshëndetur dhe shtrënguar duart me qytetarët, një incident i pazakontë ndodhi. 

Një lodër pelushi, e hedhur nga turma, goditi Papën në kokë. Ngjarja shkaktoi shqetësim të menjëhershëm mes truprojave dhe pjesëmarrësve, ndërsa turma e ekzaltuar krijoi kaos pranë barrierave mbrojtëse.

Shërbimet e sigurisë ndërhynë menjëherë për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm dhe për të rivendosur qetësinë. Fatmirësisht, ngjarja përfundoi pa lëndime dhe programi vazhdoi normalisht.


Video