Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën bregdetare pranë Athinës (VIDEO)

26 June 2025, 20:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën bregdetare pranë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë të enjte zonën bregdetare të Palaia Fokaia-s, vetëm 40 kilometra në jug të Athinës, duke djegur shtëpi pushimi dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave ekstreme, që kanë arritur deri në 40°C, në valën e parë të të nxehtit të kësaj vere në Greqi.

Më shumë se 100 zjarrfikës, të mbështetur nga rreth 24 mjete ajrore, po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që banorët janë alarmuar.

Rajoni i Athinës dhe disa ishuj të Egjeut ndodhen në nivelin goxha të lartë të rrezikut për zjarre, për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Parashikimet tregojnë se vala e të nxehtit do të zgjasë deri në fundjavë.

Më herët gjatë javës, ishulli i Chiosit në Egje u përfshi nga një tjetër zjarr i madh, që u deshën katër ditë për ta vënë nën kontroll.

U shpall gjendje emergjente dhe u lëshuan më shumë se një duzinë urdhra evakuimi. Një grua u arrestua nën dyshimet se kishte shkaktuar zjarrin.

Qeveria greke ka shpenzuar qindra milionë euro për të kompensuar dëmet nga moti ekstrem dhe për të pajisur vendin me mjete të reja zjarrfikëse. Vetëm këtë vit, numri i zjarrfikësve është rritur në 18,000, shifra më e lartë ndonjëherë.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po rrisin ndjeshëm rrezikun nga moti ekstrem dhe po zgjasin valët e të nxehtit në mbarë botën.


Video