Video/ Momenti kur shembet ura në Indi, humbën jetën 141 persona

31 October 2022, 14:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Momenti kur shembet ura në Indi, humbën jetën 141 persona
Pamje nga shembja e urës

Më shumë se 140 vetë kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, raportuan mediat e huaja mëngjesin e kësaj të hëne.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat. Mediat në Indi raportuan se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar kohët e fundit.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.

Disa njerëz rezultojnë të zhdukur dhe për ta ka nisur operacioni i kërkimit. Në kohën e rrëzimit të urës e cila ishte 232 metra e gjatë, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.

Autoritetet indiane njoftuan se kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, njoftoi në rrjetin social Tëitter se familjet e viktimave do të kompensohen.

Ky është momenti kur shembet ura. Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një kamera sigurie. Në video, ura shihet duke u lëkundur pasi shtyhet me duar nga personat mbi të, që injorojnë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen.


Video