“Çmendet” eurodeputeti francez, fushatë shpifjesh dhe ofendimesh për shqiptarët nga Kosova: Janë terroristë dhe islamistë

31 October 2022, 00:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çmendet” eurodeputeti francez, fushatë shpifjesh dhe
Eurodeputeti

Eurodeputeti francez Nicolas Bay ka ndërmarrë një fushatë shpifjesh dhe ofendimesh të rënda ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Përmes dhjetra postimesh në faqen e tij në Twitter, Bay po shpërndan propagandën ekstremiste serbe duke i quajtur shqiptarët terrositë dhe islamikë.

Në një postim ai madje thotë se propaganda shqiptare detyron fëmijët të valvisin flamujt shqiptarë në Prizren, kjo, teksa poston fotografitë e disa fëmijëve me kostume tradicionale shqiptare.

Në një tjetër postim ai e quan Kosovën si zemra e Serbisë, e cila i është marrë sipas tij padrejtësisht.

Eurodeputeti francez bëhet aq qesharak sa që pretendon se popullsisë civile serbe në Kosovë i është kryer gjenocid duke u marrë peng dhe u vrarë në varre masive nga ata që quan si “terroristët” e UÇK-së.

Eurodeputeti ka zhvilluar një vizitë në very të Kosovës dhe Manastirin e Deçanit ku ndër të tjera akuzon shqiptarët se kanë shkatërruar kishat serbe për ti zëvëndësuar me xhami.

 


Video