Donald Trump festoi Krishtlindjet në pronën e tij të famshme, Mar-a-Lago, duke organizuar një ngjarje të veçantë me familjen e tij.
Një nga momentet më të veçanta të natës ishte kur ai rikrijoi kërcimin e tij viral të quajtur “Kërcimi i Fitores”, që kishte marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në video shihet Trump duke kërcyer bashkë me Ivankën, bashkëshortin e saj dhe Melania Trump, duke sjellë kështu një atmosferë të ngrohtë dhe festive për festat e fundvitit.
Ndërkohë, gjatë ditëve të festave, Krishtlindja ishte një moment reflektimi për Papa Françeskun, i cili bëri një thirrje për paqe globale, duke kërkuar ndalimin e luftës në Gaza dhe një armëpushim në Ukrainë.
Me nisjen e vitit të ri, Donald Trump po përgatitet edhe për ceremoninë e inaugurimit të tij si president i ri i Shteteve të Bashkuara, ku familja do të hynë në Shtëpinë e Bardhë.