Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë vëllain e komandantit të lartë të Hamasit, Mohammed Deif, raportojnë mediat e lidhura me Hamasin në enklavë.
Abdul Fattah Deif u vra gjatë një sulmi ajror në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, sipas raporteve, shkruan Al Jazeera.
Të afërm të tjerë të Deif u raportuan gjithashtu të vrarë.
Deif është përshkruar shpesh si një “fantom” dhe i ka mbijetuar përpjekjeve të shumta izraelite për ta vrarë atë. Ai është komandanti i brigadave të krahut ushtarak të Hamasit Al-Aksa.