Ish-kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se duke parë kërkesën e sotme SHBA-së që Serbia të largojë forcat në kufi me Kosovën, del që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur informacione për situatën.
Këtë Ahmeti e ka thënë duke ndërlidhur kërkesën e djeshme të Ramës që KFOR-i të vendoset në Veri.
Së fundmi është raportuar se ushtria serbe është përqëndruar në numër të madh në kufi me Kosovën.
Reagimi i Ramës duket ultimativ, i njëjtë me atë që vjen nga SHBA, teksa situata mbetet shumë delikate
“Nga lajmet e fundit, po shihet se Rama ka pas informata sepse forca ushtarake nga Serbia janë koncentruar në kufi. ShBA kanë kërkuar nga Serbia që të tërhjek forcat menjëherë ndërsa është e qartë që forcat e NATO do të shtohen”, ka shkruar Ahmeti