“KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës”, Osmani mohon Ramën

29 September 2023, 20:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës”,
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Presidenca e Kosovës ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se është presidentja Vjosa Osmani ka bërë një kërkesë më herët që KFOR të marrë kontrollin e veriut.

Këshilltari Bekim Kupina tha se presidentja Osmani në çdo takim me partnerët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia. Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023”, tha Kupina.


Video