Arrestohet në Las Vegas një person i lidhur me vrasjen e Tupac Shakur

29 September 2023, 19:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Las Vegas një person i lidhur me vrasjen e Tupac Shakur
Tupac Shakur

Policia në Las Vegas ka arrestuar një person që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e reperit të famshëm amerikan Tupac Shakur.

Duane 'Keffe D' Davis u arrestua mëngjesin e kësaj të premteje, por akuzat e sakta që rëndojnë mbi të janë nuk janë bërë ende të ditura.

Tupac Shakur u ekzekutua në një atentat me armë zjarri në vitin 1996, teksa ishte duke lëvizur me makinë, kur u qëllua nga një “Cadillac”.

Davis ka qenë prej kohësh i njohur për hetuesit amerikanë dhe e ka pranuar vetë në intervista dhe në kujtimet e tij të vitit 2019, “Compton Street Legend”, se ai ishte në makinën Cadillac nga e cila u qëllua me armë zjarri.

I konsideruar si një prej reperëve më të mirë të të gjitha kohërave, Tupac Shakur ishte 25-vjeç kur u vra 27 vite më parë.


Video