
Ushtarët rebelë rusë janë filmuar duke qarë teksa refuzojnë urdhrat për të bombarduar zonat civile të Ukrainës, ndërsa njëri i thotë nënës së tij “Gjithçka që dua tani është të vras veten”.
Mesazhet radiofonike të përgjuara nga një kompani britanike e inteligjencës tregojnë se trupat ruse nuk janë dakrod me urdhrat për të bombarduar zonat civile.
Regjistrimet janë rreth 24 orë materiale të marra nga firma e inteligjencës ShadowBreak që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës javën e kaluar. Një mesazh i tretë zbulon një shkëmbim të tensionuar në të cilin i njëjti ushtar duhet t’i kujtojë një kolegu, i cili flet nga një qendër komandimi se ata nuk mund të përdorin artileri në një zonë derisa civilët të cilët etiketohen ‘mallrat’, të largohen.
Themeluesi i ShadowBreak, Samuel Cardillo, 26 vjeç, tha për "The Telegraph" se i ishin dërguar mesazhet nga amatorë që dëgjonin me antena.
Ai tha: Ajo që kemi zbuluar është se ushtarët rusë po veprojnë në rrëmujë të plotë. Ata nuk e kanë idenë se ku po shkojnë dhe si të komunikojnë vërtet me njëri-tjetrin siç duhet. Kishte periudha kur i dëgjuam ata (ushtarët rusë) duke qarë në luftime.
Cardillo tha se disa nga mesazhet ishin gjithashtu ‘provë e krimeve të luftës’ sepse zbuluan urdhra për të lëshuar raketa në zonat urbane.
Regjistrime të tjera video thuhet se tregojnë ushtarët rusë që tërhiqen përsëri në Rusi pasi u zhgënjyen, ndërsa një mesazh me tekst i dërguar nga një ushtar nënës së tij thuhet se shkruante: E vetmja gjë që dua tani është të vras veten.