Albin Kurti në një intervistë për televizionin britanik SkyNews, ka folur për luftën Rusi-Ukrainë që Putini të destabilizojë edhe Ballkanin. Kryeministri i Kosovës ka folur për lidhjet e forta të Rusisë me Serbinë dhe takimin e fundit në nëntor të vitit të kaluar të Putinit me Vuçiqin në Rusi. Kurti e quajti Vladimir Putin, një president despotik që e urren NATO-n.
“Kjo shfaq synimin e tij, s’ka kosovarë që kanë shkuar të luftojnë në Donbas, është Rusia që ka aneksuar Donbasin dhe Krimenë. Më herët e ka përmendur një herë në muaj tani Putini po e përmend Kosovën çdo javë sepse ai e urren NATO-n e urren perëndimin ai është lider despotik që është i hidhëruar dhe nostaligjik që do të shndërrojë luftën hibride në luftë klasike, ka luftë hibride edhe në Ballkan, dhe Sputniku ka qendrën në Beograd për tërë rajonin”, tha Kurti për SkyNews.